Ndërlidhjet

MOSKË


Rusia sot mbanë ditë zie për 116 viktimat e helikopterit të rrëzuar ushtarak në Çeçeni
të hënën e kaluar, ndërkohë që zyrtarët e armatës
thanë se edhe disa ushtarë janë në gjendje kritike në spitale.
Pasi fillimisht sugjeruan se rrëzimi i helikopterit ishte shkaktuar nga defekte, hetuesit thanë dje se fluturakja mundë të ishte rrëzuar nga kryengritësit separatistë çeçenë, sepse afër vend-rrëzimit është gjetur një lansues raketor.
Separatistët çeçenë thonë se ata e rrëzuan helikopterin.
XS
SM
MD
LG