Ndërlidhjet

XHOLO/FILIPINE


Kryengritësit myslimanë të Abu Sayyaf kanë ekzekutuar me prerjen e kokës dy nga gjashtë të krishterët e Filipinëve, të gjitha femra, që i kishin kidnapuar nga fillimi i javës në jug të vendit, njoftoi armata filipinase.
Zyrtarët e armatës thanë se gjashtë të kidnapuarat ishin anëtarë të Dëshmitarëve të Jehovait dhe nuk dihet fati i katër të tjerave.
Vrasja ka ndodhur tre javë pasi trupat e Shteteve të Bashkuara përfunduan operacionet e përbashkëta 6 muajshme në jug të Filipineve, kurse qeveritë e dy vendeve deklaruan se ishin reduktuar substancialisht kërcënimet e Abu Sayyaf.
XS
SM
MD
LG