Ndërlidhjet

BISHEK


Gjenerali amerikan, Tommy Franks, komandant i forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Azinë Qendrore dhe në Gjirin Persik, ka thënë se koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-të me gjasë do të duhet të qëndrojë në Afganistan më gjatë se që ishte parashikuar fillimisht.
Duke folur në kryeqytetin e Kirgistanit, Franks tha se siguria në Afganistan është përmirësuar, “por mbetet shumë për tu bërë”.
Gjenerali ka theksuar se bashkësia ndërkombëtare është e përgatitur që ti asistojë Afganistanit në ardhmërinë e tij.
XS
SM
MD
LG