Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP/TIRANË


Rojat kufitare të Maqedonisë kanë qëlluar për vdekje shtetasin e Shqipërisë, Baftjar Daut Tasha, për të cilin është thënë se ka kaluar ilegalisht kufirin, kanë informuar autoritetet nga Shkupi dhe Tirana.
Zëdhënësi i policisë së Shqipërisë, Florian Serjani ka thënë se “kufitarët e kanë qëlluar këtë person afro 100 metra brenda territorit maqedonas”. Baftjar Tasha, 38 vjeçar, nga plagët e marra vdiq në rrugë për në një spital në territorin e Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG