Ndërlidhjet

PRISHTINË


Tribunali i Hagës për krime lufte dhe UNMIK-u “kanë autoritetin e plotë që të gjykojnë dhe ndëshkojnë për krime të bëra në Kosovë”,ka deklaruar zëdhënësja e Misionit, Susan Manuel, duke iu referuar një kërkese të autoriteteve të Beogradit që Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Agim Çeku të arrestohen dhe t,i dorëzohen Serbisë.
Ministri serb i Drejtësisë,Vlladan Batiq ka thënë mbrëmë se këta të tre, siç është shprehur, duhet t,i përgjigjen akuzës për terrorizëm, kryengritje të armatosur dhe gjenocid, që kinse kanë bërë gjatë luftës të viteve 1998-1999 në Kosovë.
Susan Manuel ka thënë se Misioni i Kombeve të Bashkuara nuk ka marrë një kërkesë të tillë, por ka sinjalizuar se zyrtarët e Kombeve të Bashkuara nuk do t,i dorëzonin ata.
XS
SM
MD
LG