Ndërlidhjet

PRISHTINË


Tribunali i Hagës për krime lufte dhe UNMIK-u “kanë autoritetin e plotë që të gjykojnë dhe ndëshkojnë për krime të bëra në Kosovë”,ka deklaruar zëdhënësja e Misionit, Susan Manuel, duke komentuar një deklaratë të autoriteteve të Beogradit se do të kërkojnë që Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Agim Çeku të arrestohen dhe t,i dorëzohen Serbisë.
Ministri serb i Drejtësisë,Vlladan Batiq ka thënë dje se këta të tre, siç është shprehur, duhet t,i përgjigjen akuzës për terrorizëm, kryengritje të armatosur dhe gjenocid që kinse kanë bërë gjatë luftës të viteve 1998-1999 në Kosovë.
XS
SM
MD
LG