Ndërlidhjet

TBILISI


Trupat e Gjeorgjisë kanë hyrë në grykën e Pankisit, ku besohet se kanë bazat e tyre qindra luftëtarë separatistë çeçenë, për të pastruar rajonin nga kriminelë dhe militantë, siç deklaroi më parë presidenti Eduard Shevardnadze.
Rusia ankohej se kryengritës çeçenë shfrytëzonin grykën Pankisi për ndërmarrjen e sulmeve tej-kufitare në Çeçeninë fqinje, kurse Gjeorgjia gjatë kohë mohonte akuzat.
Ndërkohë në Uashington, Shtëpia e Bardhë ka dënuar sulmet e raportuara të aviacionit rus kundra fshatrave të Gjeorgjisë të premten e kaluar.
XS
SM
MD
LG