Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Pas një pauze një muajshe, ish presidenti Jugosllav, Sllobodan Millosheviq kthehet nesër në bankën e të akuzuarit në Tribunalin e Hagës, në procesin më të madh evropian për krime lufte pas Luftës së Dytë Botërore.
Millosheviq akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid gjatë luftërave të viteve të 1990-ta në Ballkan
Prokurorët pritet të përfundojnë deri nga mesi i shtatorit pjesën e gjykimit të Millosheviqit për krime të bëra në Kosovë dhe pastaj kalojnë në akuzën për krime në Kroaci dhe gjenocid në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG