Ndërlidhjet

KABUL


Komandanti i Forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan, gjenerali Tommy Franks ka thënë se po të jetë gjallë lideri terrorist i al Kaidës, Osama bin Laden, është vetëm çështje kohe se kur do të gjendet. Nuk ka “prova bindëse” që Bin Laden dhe zëvendësi i tij, Ayman al-Zawahari janë të vdekur, tha Franks.
Gjenerali Franks arriti në Afganistan nga Uzbekistani në vizitë njëditëshe për bisedime me liderët afganë, paqëruajtësit ndërkombëtarë dhe trupat amerikane.
Ai tha në Kabul se duhet bërë akoma shumë për arritjen e stabilitetit të qëndrueshëm në Afganistan.
XS
SM
MD
LG