Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Në Tribunalin e Kombeve të Bashkuara për krime lufte me seli në Hagë vazhdoi procesi gjyqësor kundër ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq, të akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe për gjenocid gjatë luftërave të viteve të 1990 në Ballkan.
Prokurorët thanë se deri nga mesi i shtatorit do të përfundojnë pjesën e akuzës kundër Millosheviqit lidhur me krimet e bëra në Kosovë, duke thirrur edhe rreth 26 dëshmitarë, dhe pastaj do të kalojnë në akuzën për krime në Kroaci dhe gjenocid në Bosnjë.
Gjykimi i sotëm vazhdoi me një dëshmitar shqiptar, i cili ka përshkruar shkatërrimin e një fshati në Kosovë nga forcat jugosllave gjatë vërsuljes kundër shqiptarëve në vitet 1998-99.
XS
SM
MD
LG