Ndërlidhjet

MITROVICË


Rada Trajkoviq ka deklaruar se minoriteti serb i Kosovës konsideron daljen nga Parlamenti i Kosovës për shkak të, siç është shprehur, “diskriminimit të vrazhdë” nga institucionet e dominuara nga shqiptarët dhe se “nuk ka rrugë tjetër për të ndikuar në vendimet e tyre”.
“Derisa aksionet e tyre janë aqë radikalisht të kundërvëna implementimit të drejtë të Rezolutës 1244 dhe qëllimeve tona politike, konsiderojmë fuqimisht, midis opsioneve tjera, që të dalim nga Parlamenti dhe institucionet tjera” ka thënë Rada Trajkoviq.
XS
SM
MD
LG