Ndërlidhjet

logo-print

BUJANOC


Zyrtarët e Misionit të OSBE-së në Jugosllavi kanë deklaruar se votimet e përsëritura në disa vende të komunës së Bujanocit janë zhvilluar në pajtim me standardet ndërkombëtare dhe ligjet vendore dhe tash “duhet të përparohet dhe shpejtohet ndërtimi i shoqërisë civile multietnike në ate rajon”.
Mark Dejvidson ka thënë në Bujanoc se Misioni i OSBE-së edhe mëtej mbetet pranë qëndrimit se “tash më e rëndësishme është të përparohet stabiliteti në rajonin jugor të Serbisë” dhe se pas zgjedhjeve “do të vijojnë hapa të reja” të ndihmës ekonomike dhe çfarëdo ndihme tjetër për banorët e komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjes.
XS
SM
MD
LG