Ndërlidhjet

logo-print

JOHANESBURG


Samiti 10 ditësh i Kombeve të Bashkuara për Tokën u hap në Johanesburg me thirrjen e presidentit Jug Afrikan, Thabo Mbeki drejtuar liderëve botërorë pjesmarrës që të dalin me plan konkret për zvogëlimin e varfërisë dhe mbrojtjen e ambientit.
“Para nesh shtrohet kërkesa që t,i demostrojmë miliarda njerëzve që i udhëheqim se jemi të përkushtuar vizionit dhe praktikës të solidaritetit njerëzor, se nuk pranojmë që shoqëria njerzore duhet ndërtuar në baza të paraimeve të egërsisë- të mbijetesës së më të fortit”, ka thënë presidenti Mbeki.
Në tubim, që zyrtarisht njihet si Samit Botëror i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të qëndrueshëm, marrin pjesë mbi 100 burra shtetesh dhe mijëra delegatë qeveritarë e anëtarë të organizatave jo-qeveritare.
XS
SM
MD
LG