Ndërlidhjet

UASHINGTON


Stejtdepartmenti i Shteve të Bashkuar dënoi vrasjen fatale të dy policëve rezervistë në Maqedoni.
Zëdhënësi Rishard Boucher tha në një deklaratë me shkrim se aksioni paraqet sulm ndaj procesit të paqës në ate vend.
Ai u ka bërë thirrje të gjitha partive që të punojnë për zgjdhje të lira, të drejta dhe të padhunëshme të 15 shtatorit.

JOHANESBURG.
Kryesuesi i samitit të Kombeve të Bashkuara për Tokën, presidenti Jug-Afrikan Thabo Mbeki u bëri thirrje mbi 100 burra shtetesh që të miratojnë plan konkret aksioni për ndryshime ambientale dhe ekonomike sepse pjesa më e madhe e Botës ballafaqohet me kriza ekologjike, sikurse edhe me varfëri, prapambeturi dhe pabarazi.
“Para nesh shtrohet kërkesa që t,i demostrojmë miliarda njerëzve që i udhëheqim se jemi të përkushtuar vizionit dhe praktikës të solidaritetit njerëzor, se nuk pranojmë që shoqëria njerzore duhet ndërtuar në baza të paraimeve të egërsisë- të mbijetesës së më të fortit”, tha presidenti Mbeki.
XS
SM
MD
LG