Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Policia dhe gardianët e burgut të Dubravës, nga fundi i majit 1999 vranë 153 të burgosur shqiptarë, që më pas i prezentuan si viktima të sulmeve të NATO-s, tha dëshmitari i sotëm në Hagë në gjykimin e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq.
Musa Krasniqi tha se gardianët e burgut në 22 maj i radhitën të burgosurit, që më pas në drejtim të tyre të hedhin bomba dhe granata, kurse më vonë ndaj tyre hapën zjarr nga armët automatike.
Më pastaj, në burg u sollën gazetarë serbë dhe grekë, të cilëve policët u thanë se 153 kufomat ishin viktima të sulmeve të NATO-s, tha Krasniqi.
XS
SM
MD
LG