Ndërlidhjet

logo-print

KAIRO


Shtetet e Bashkuara do të shkaktonin “kaos” në Lindjen e Mesme dhe do të vritnin “shumë qytetarë të pafajshëm” nëse e sulmojnë Irakun, tha presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak.
Shumë liderë arabë dhe evropianë kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të jenë të kujdeshme në përpjekjet për përmbysjen e regjimit të presidentit irakien Saddam Hussein.
Dje, nënpresidenti amerikan Dick Cheney tërhoqi vërejtjen se çdo vonesë në largimin e Saddamit do të kishte pasoja katastrofike, ngase sipas tij, Saddami është afër të ketë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG