Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Autoritetet e Indisë thanë se 5 separatistë nga Kashmiri dhe një polic janë vrarë në dhunën e fundit në Kashmir.
Vrasjet ndodhën pas takimeve të zyrtarëve amerikanë me liderët e separatistëve, në përpjekje për t’i bindur ata që të marrin pjesë në zgjedhjet në shtator dhe tetor në pjesën e Kashmirit, që ndodhet nën kontrollin e Indisë.
Zyrtarët e departamentit të shtetit, Lisa Curtis dhe Christina Rocca thanë se zgjedhjet do të mund ta promovonin stabilitetin në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG