Ndërlidhjet

HAGË


Policia dhe gardianët e burgut të Dubravës, nga fundi i majit 1999 vranë 97 të burgosur shqiptarë, që më pas i prezentuan si viktima të sulmeve të NATO-s, tha dëshmitari i sotëm në Hagë në gjykimin e ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq.
Musa Krasniqi tha se gardianët e burgut në 22 maj i radhitën të burgosurit, u hodhën bomba dhe granata, kurse më vonë ndaj tyre hapën zjarr nga armë automatike.
Më pas, në burg u sollën gazetarë serbë dhe grekë, të cilëve policët u thanë se kufomat ishin viktima të sulmeve të NATO-s, tha Krasniqi.
XS
SM
MD
LG