Ndërlidhjet

CRAWFORD/TEKSAS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka pritur ambasadorin e Arabisë Saudite në fermën e tij në Teksas, për të treguar se lidhjet e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve arabë janë të afërta, përkundër tensioneve rreth Irakut dhe luftës kundër terrorizmit.
Disa orë para takimit, Bush bisedoi me telefon me trashëgimtarin e fronit saudit, Princin Abdullah, për t’i riafirmuar marrëdhëniet e ngushta midis Riadit dhe Uashingtonit.
Po sot, zëdhënësi i departamentit të shtetit Richard Boucher e përsëriti qëndrimin e administratës se Saddam Husseini paraqet rrezik për Amerikën dhe aleatët e saj, por tha se presidenti Bush ende nuk ka vendosur se çfarë kursi të aksionit do të ndërmarrë.
XS
SM
MD
LG