Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan I Mbrojtjes, Donald Rumsfeld ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të gjejnë mbështetje ndërkombëtare nëse vendosin të ndërmarrin aksion ushtarak për fundosjen e rgjimit të presidentit irakian Saddam Hussein.
“Presidenti do të gjejë rrugën e tij për vendim të duhur ndaj Irakut dhe vendet tjera do të gjejnë rrugën e tyre për vendim të duhur dhe ne do ta gjejmë këte për një periudhë relativisht të shkurtër kohe dhe do të ketë mbështetje të gjërë anembanë rajonit për të bërë ate që duhet”, ka thën Rumsfeld.
Presidenti George Bush i tha dje ambasadorit saudit në Uashington se akoma nuk ka marrë vendim nëse të sulmojë Irakun, por Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti i kishte thënë ambasadorit se Ai e sheh regjimin aktual irakian si “kërcënim për paqën në botë”.
XS
SM
MD
LG