Ndërlidhjet

JOHANESBURG


Ministrat për mjedisin jetësor nga India dhe Japonia nga samiti për Tokën në Johanesburg, i kanë bërë thirrje Rusisë që të miratojë shpejtë protokolin Kjoto që të mund të hynte në fuiqi Ujdia lidhur me nxemjen globale.
Ministri japonez i Mjedisit gjithashtu i ka bërë thirrje administratës së presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush që të rishqyrtojë vendimin e tij për tërheqien nga protokolli Kjoto.
Në mars të 2001-shit Bush u tërhoq nga Marrëveshja, duke thënë se ajo do të ishte shumë e shtrenjtë për ekonominë amerikane.
Protokolli Kjoto kërkon që vendet e industrializuara të reduktojnë gazrat me bazë karbonike që emitohen në atmosferë.
XS
SM
MD
LG