Ndërlidhjet

logo-print

HAGË


Në vazhdimin e gjykimit të ish presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, dëshmitari i prokurorisë, Beqë Beqaj, tha se ushtria dhe policia serbe në 27 prill 1999 nga konvoji me refugjatë shqiptarë ka veçuar 24 anëtarë të familjes së tij, të cilët nuk i ka parë më kurrë.
Beqaj dëshmoi dhe për bombardimin e konvojit të refugjatëve shqiptarë në 14 prill në fshatin Bistrazhin, duke thënë se atje u vranë 75 civilë.
“Ne i shihnim aeroplanët. Ato nuk ishin të NATO-s, ishin aeroplanë serbë. Fluturonin ulët dhe na bombardonin”, tha mes të tjerash në dëshminë e tij Beqaj.
XS
SM
MD
LG