Ndërlidhjet

KARLSRUHE


Prokurori federal i Gjermanisë, Kay Nehm, ka bërë të ditur se hetuesit gjermanë kanë gjetur prova që tregojnë se anëtarët e rrjetit terrorist Al-Qaida, të cilët kanë vepruar në qytetin gjerman të Hamburgut, i kanë planifikuar sulmet masive mbi Qendrën Botërore të Tregtisë afro një vit më parë nga realizimi i sulmeve më 11 shtatorin e vitit të kaluar.
“Qëllimi i këtij grupi ishte përhapja e një forme të dhunshme të ideologjisë islamike, përmes xhihadit apo luftës së shenjtë, kjo e fundit e drejtuar kundër qytetarëve të botës perëndimore, mbi të gjitha në Shtetet e Bashkuara. Anëtarët e këtij grupi kanë pasur një qëndrim agresiv anti amerikan dhe anti-hebrej”, ka thënë Nehm.
XS
SM
MD
LG