Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ministri izraelit i Mbrojtjes Ben Eliezer, ka shprehur keqardhje për vrasjen e 4 civilëve palestinezë nga ana e ushtrisë izraelite gjatë aksioneve të tyre të mbrëmshme në Gaza. Autoritetet izraelite kanë hapur hetimet lidhur me këtë incident.
Viktimat janë një grua, 2 djemtë e saj, një fëmijë i afërm i familjes, si dhe janë plagosur 5 të tjerë.
Organizata radikale islamike, Hamas, ka kërkuar nga ministri i brendshëm palestinez të anulloje takimin e paraparë me ministrin izraelit të mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG