Ndërlidhjet

PRAGË


Në një raport të Kombeve të Bashkuara, thuhet se fushata globale kundër terrorizmit e ka shtyrë Al Kaidën në ilegalitet, por nuk e ka ndaluar rrjedhjen e parave dhe rekrutimin për sulme të reja terroriste.
Raporti thotë se një vit pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, rrjeti terrorist ka themeluar celula në 40 vende, dhe mirë është fortifikuar në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe pjesë të Azisë.
Dje prokurorët gjermanë thanë që ka indicie se pjesëtarët e Al Kaidës në Hamburg kanë planifikuar sulme masovike në Qndrën Botërore të Tregtisë para 11 shtatorit.
Në Afganistan, forcat afgane kanë arrestuar 95 të dyshuar për lidhje me Al Kaidën dhe talibanët.
XS
SM
MD
LG