Ndërlidhjet

PARIS


I brengosur nga ndonjë sulm i mundëshëm ushtarak i Shteteve të Bashkuara për fundosjen e regjimit të presidentit irakian Saddam Hussein, presidenti i Francës, Jacques Chirac ka thënë se çfarëdo aksioni ushtarak kundër Irakut duhet të vendoset nga Këshilli i Sigurimit, e jo vetëm nga qeveria amerikane.
“Shohim përpjekje në rritje për legjitimimin e përdorimit të njëanshëm dhe parandalues të forcës ushtarake. Ky evoluim është shqetësues dhe vete ndesh me vizionet për sigurinë kolektive në Francë që mbështeten në bashkëpunimin midis shteteve, respektimin e ligjit dhe autoritetit të Këshillit të Sigurimit, ka thënë Chirac.
XS
SM
MD
LG