Ndërlidhjet

TIRANË


Qeveria e Shqipërisë i ka tërhequr sot vërejtjen Maqedonisë për kaos të përtërirë civil nëse Shkupi vepron lidhur me kërcënimet e tij se do të arrestojë liderin politik shqiptar dhe ish liderin e kryengritësve, Ali Ahmetin, duke “dënuar fuqimisht”njëherit të gjitha aktet e dhunës në fushatën parazgjedhore.
Në kominikatën e ministrisë së Jashtëme thuhet se “kërcënimet dhe presionet e ngritura kundër partive shqiptare që marrin pjesë në zgjedhjet e 15 shtatorit me program demokratik paraqesin rrezik për sigurinë e brishtë të Maqedonisë”.
XS
SM
MD
LG