Ndërlidhjet

logo-print

ANKARA


Ministri i jashtëm i Turqisë, Shukru Sina Gyrel, ka shprehur zhgënjimin e Ankarasë lidhur me siç cilësoi ‘komente të papërshtatshme’ të komisionerit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Gynter Verhugen, i cili refuzoi në fundjavë të fiksonte një afat për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.
Ankaraja mëton të ketë përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së, me miratimin gjatë muajit gusht të një sërë reformash, përfshirë heqjen e dënimit me vdekje dhe pranimin e të drejtave kulturore për kurdët.
XS
SM
MD
LG