Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Ministria e punëve të brendshme të Maqedonisë, ka akuzuar ish-drejtuesin politik të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ali Ahmetin, për lidhje të ngushta me grupin që organizoi pengmarrjen e pesë civilëve maqedonas javën e kaluar.
Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Agron Buxhaku, citohet nga agjensia AFP të ketë thënë se nuk kanë aspak të bëjnë me ato rrëmbime.
Në orët e hershme të mëngjesit para shtabit zgjedhor në Shkup të BDI-së, me kryetar Ali Ahmetin, shpërtheu një granatë që nuk shkaktoi viktima.
XS
SM
MD
LG