Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministria e jashtme e Iranit i ka dërguar një notë zyrtare Bagdadit, ku proteston ndaj akuzave të fundit të nën-presidentit iraken, Taha Jasin Ramadan sipas të cilit, Irani është mik i sionizmit.
Ramadan tha në fundjavë se nuk ka pasur asnjë episod të vetëm në histori, kur persët të kenë bashkëpunuar me arabët kundër sionistëve.
Irani i është kundërvënë fuqishëm Shteteve të Bashkuara lidhur me sulmin ndaj Irakut, por ka lejuar një grup opozitar shiit - i cili ka selinë në Teheran - të shkojë në Uashington për bisedime me zyrtarë amerikanë.
XS
SM
MD
LG