Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Pakistani ka deklaruar sot se pjesa dërrmuese e 58 shtetasve pakistanezë, të cilët mbahen në Guantanamo Bei të Kubës, nuk janë të lidhur me rrjetin terrorist Al-Kaida. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të këtij vendi, Aziz Ahmed Khan, tha se ky konkluzion është nxjerrë pasi një ekip prej gjashtë hetuesish vizitoi muajin e kaluar bazën dhe kontaktoi me të dënuarit. Khan bëri të ditur se vazhdojnë diskutimet me Uashingtonin për lirimin dhe riatdhesimin e tyre.
XS
SM
MD
LG