Ndërlidhjet

JOHANESBURG


Sekretari i pëprgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan pas takimit me zëvendës kryeministrin irakian, Tariq Aziz, anash samitit për Tokën në Johanesburg tha se kërcënimi me sulm ushtarak i Shteteve të Bashkuara do të thotë se Bagdadi nuk është i sigurtë nëse do të fitonte diçka me ripranimin e inspektorëve për armatimin.
“Duke marrë parasysh historinë e inspektorëve dhe inspektimit irakianët do të dëshironin të kenë një siguri se gjërat kësaj here do të ishin ndryshe. Gjithashtu, marrë parasysh faktin se egziston një kërcënim për aksion ushtarak, Aziz nuk është i sigurtë se çfar ndryshimesh mund të kishte nëse lejohen inspektorët të shkojnë atje”, tha Annan.
Iraku tha se është i disponuar të konsiderojë kthimin e inspektorëve të OKB-së për armatimin si pjesë e një zgjidhje të gjithanëshme të krizës së tij me Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG