Ndërlidhjet

HAGË-BANJA LUKË


Zyrtarët e Tribunalit të Hagës i cilësuan “të rrejshme dhe shokante” pretendimet e një raporti të komitetit qeveritar të Entitetit të serbëve të Bosnjës që thotë se në Srebrenicë nuk kishte masakër, veçse ishin vrarë nja 2.000 ushtarë myslimanë në luftime me trupat serbe.
“Çfarëdo pretendimi se numri i viktimave pas rënies së Srebrenicës të ketë qenë rreth 2.000, e shumica të vrarë në betejë, është apsolutisht shokant e falso dhe në kundërshitim me të gjitha provat e mbledhura dhimbëshëm në hetimet e kësaj tragjedie”, tha zëdhënësi i Tribunait, Jim Landle.
Hetimet e deritashme dhe dëshmitarët thonë se forcat serbe masakruan në Srebrenicë afro 8.000 burra e djem myslimanë.
XS
SM
MD
LG