Ndërlidhjet

HAGË


Një ish ushtar i armatës serbe pranoi sot në procesin gjyqësor kundër Sllobodan Millosheviqit se kishte marrë pjesë në masakrimin e civilëve, në mesin e tyre edhe fëmijë, në fshatin Tërnje të Kosovës, në 25 mars të vitit 1999.
Dëshmitari me identitet të pazbuluar i tha Tribunalit për krime lufte se brigada ishte urdhëruar që në Tërnje “askush nuk duhet të mbesë gjallë”.
Me gjithë vërejtjen e gjykacit se kështu ngarkon edhe vetëveten, ushtari tha se e brente fajësia dhe donte të pastrojë ndërgjegjen e tij.
XS
SM
MD
LG