Ndërlidhjet

KABUL


Autoritetet e Afganistanit kanë marrë në pyetje të dyshuar lidhur me tentativë atentatin e djeshëm ndaj presidentit Hamid Karzai dhe shpërthimin në Kabul që la 26 njerës të vdekur e 150 të plagosur.
Nuk është e qartë nëse dy incidentet janë të ndërlidhura, por zyrtarët afganë fajsojnë rrjetin al Kaida, duke mos dhënë ndonjë provë.
Sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell tha në Uashington se ato ngjarje vetëm përforcojnë zotimin e Shteteve të Bashkuara që të luftojnë terrorizmin në Afganistan dhe në mbarë globin.
XS
SM
MD
LG