Ndërlidhjet

HAGË


Javën e ardhëshme përfundon procesi gjyqësor kundër ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviq në Tribunalin e Hagës lidhur me akuzën që e ngarkon me krime kundër njerëzimit të bëra në Kosovë gjatë vitit 1999.
Që nga fillimi i procesit gjyqësor në 12 shkurt, prokuroria ka paraqitur 120 dëshmitarë-viktima, ekspertë, vëzhgues ndërkombëtarë dhe madje ushtarë të armatës jugosllave.
Nga 26 shtatori prokurorët kanë paralajmëruar vazhdimin e procesit gjyqësor kundër Millosheviqit lidhur me akuzat për krime kundër njerëzimit në Kroaci dhe gjenocid në Bosnjë.
XS
SM
MD
LG