Ndërlidhjet

BAGDAD


Udhëhqësi i dikurshëm i inspektimeve të Kombeve të Bashkuara të armatimit në Irak, shtetasi amerikan, Scott Ritter ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara se Iraku paraqet kërcënim ndërkombëtar.
Ritter foli në parlamentin e Irakut në Bagdad dhe ftoi Shtetet e Bashkuara që t,i dëshmojnë akuzat e veta se Iraku zhvillon armë për zhdukje në masë.
“Retorika e frikës që po mbillet nga qeveria ime dhe të tjerët nuk është mbështetur deri sot me fakte të forta që do të mbështesnin çfarëdo akuze se Iraku aktualisht posedonë armë për shkatërrim në masë apo se ka lidhje me grupe terroriste përgjegjëse për sulme ndaj Shteteve të Bashkuara”, tha Ritter.
Ai theksoi se programet e Irakut për armë kryesisht ishin eliminuar nga inspektorët shtatë vite më parë, por njëherit i ka apeluar Bagdadit që të ripranojë inspektorët e OKB-së për armatimin.
XS
SM
MD
LG