Ndërlidhjet

UASHINGTON


Këshilltarja e për sigurinë nacionale të Shteteve të Bashkuara, Condoleezza Rice ka thënë se me gjithë tentativën për vrasjen e presidentit afgan, Hamid Karzai, siguria në Afganistan përgjithësishtë është përmirësuar dukshëm.
Rice ka thënë se “xhepa të pasigurisë” akoma kanë mbetur në Afganistan, veçanërisht në rajonet jug-lindore, ku ka edhe mbeturina të luftëtarëve talibanëve dhe al kaidas.
Por, ajo ka thënë se gjërësia e përparimeve të arritura duhet matur me situatën e vetëm para një viti, kur ishin në pushtet talibanët. Tash, qeveria e re afgane po përpiqet t,i sjellë demokracinë popullit të vetë dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara është zotuar për rindërtimin dhe sigurinë e Afganistanit, ka thënë Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG