Ndërlidhjet

UASHINGTON


Disa vende Evropiane po tregojnë interes që të përforëcohen rezolutat e Kombeve të Bashkuara si rrugë për të shtrënguar liderin irakian , Saddam Hussein që të pastrojë vendin e tij nga çfarëdo armë për zhdukje në masë që mund të ketë, thotë Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësi Ari Fleicher ka folur pasi presidenti francez, Jacques Chirac tha se Kombet e Bashkuara duhet t,i caktojnë Irakut afat të fundit për ripranimin e inspektorëve për armatimin. Chirac ka sugjeruar se një rezolutë e dytë do të hapte mundësinë për represalje ushtarake, nëse Iraku refuzon.
Fleicher tha se presidenti Georghe Bush diskutoi çështjen me telefon me sekretarin e përgjithëshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.
XS
SM
MD
LG