Ndërlidhjet

LONDËR


Në një raport të Institutit ndërkombëtarë për studime strategjike thuhet se Iraku nuk ka aftësi që të ndërmarrë sulm masiv me armë biologjike apo kimike, por mundet së shpejti të fusë në dorë komponenta për armë bërthamore.
“Vlerësimet tona të situatës aktuale janë se Iraku nuk posedonë stabilimentet për prodhimin e mjaftueshëm të sasive të materialit çarës për bombë atomike. Do të duheshin disa vite dhe asistencë e gjërë e jashtëme për të ndërtuar stabilimentet e tilla. Sidoqoftë, ai mund të sajojë armë bërthamore brenda muajsh, nëse sigurohet material çarës nga burime të jashtëme”,ka thënë drejtori i Institutit, John Chipman.
XS
SM
MD
LG