Ndërlidhjet

logo-print

RAMALLAH


Lideri palestinez YasserArafat tha se bota pretë mesazh të qartë nga populli palestinez se është i gatshëm të negociojnë paqë me Izraelin dhe të bëjë reforma të brendëshme.
Duke iu drejtuar parlamentit në Ramallah, Arafat dënoi sulmet terroriste, por theksoi se palestinezët do të vazhdojnë të luftojnë kundër okupimit izraelit të tokës së tyre.
“Interesi ynë nacional është të ruajmë mbështetjen ndërkombëtare për të drejtën tonë legjitime që t,i rezistojmë okupimit ushtarak. Ne duhet të përsërisim se dënojmë sulmet kundër civilëve izraelitë, dhe njëherit edhe çfardo sulmi kundër civilëve palestinezë”, tha Arfat.
Ndërkaq Izraeli kritikoi Arafatin se nuk bëri thirrje eksplicite që t,i jepet fund sulmeve kundër izraelitëve.
XS
SM
MD
LG