Ndërlidhjet

TIRANË


Lufta kundër trafiqeve, krimit të organizuar si dhe lehtësimi i komunikimit mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke hequr taksat për automjetet që kalojnë kufirin mes tyre, janë rezultatet konrete të vizitës 2 ditore të kryeadministratorit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Mihajl Shtajner, e dyta vizitë e tij gjatë dy muajve të fundit.
Shtajner dhe Ilir Meta, ministri i jashtëm i Shqipërisë, gjatë konferencës së sotme për shtyp, përveç marrëveshjeve të mësipërme thanë se ndajnë të njëjtin mendim mbi statusin përfundimtar të Kosovës, i cili duhet të diskutohet pas funksionimit të plotë të institucioneve dhe bashkëjetesës paqësore mes shqiptarëve dhe serbëve.
XS
SM
MD
LG