Ndërlidhjet

PRAGË


Miliona njerës anembanë Botës përkujtuan dhe nderuan viktimet e sulmit terrorsit të 11 shtatorit të vitit të kaluar kundër Shteteve të Bashkuara.
Presidenti George Bush do të vizitojë Nju Jorkun, Uashingtonin dhe Pensilvaninë, tre vise ku u bënë sulmet terroriste që morën jetën e mbi 3000 njerëzve.
“Vendi im do të kujtojë gjithmonë shprehjet e miqësisë dhe mbështetjen e vendeve anembanë botës në pikëllimin e 11 shtatorit. Në emër të gjithë Amerikanëve, falënderojë miliona njerës nga çdo komb që ndan pikëllimin tonë për humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm dhe që ndajnë vendosmërinë tonë që të heqim hijen e errët të terrorit nga Bota jonë”, tha në një deklaratë presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush.
Presidenti ka theksuar më tej se terroristët do të mbajnë mend 11 shtatorin si ditë kur filloi edhe numërimi i ditëve të tyre.
“11 shtatori nuk ishte fillimi i terrorit global, por ishte fillimi i përgjigjes së përqëndruar të botës. Historia do të përkujtojë ate ditë jo vetëm si ditë tragjedie, por si ditë vendimi, kur bota e civilizuar u soll në kulm të hidhërimit dhe të aksionit. Dhe terroristët do të mbajnë mend 11 shtatorin si ditë e fillimit të numërimit të ditëve të tyre”, deklaroi presidenti George Bush.
XS
SM
MD
LG