Ndërlidhjet

logo-print

PRAGË


Miliona njerës anembanë Botës përkujtuan dhe nderuan viktimet e sulmit terrorsit të 11 shtatorit të vitit të kaluar kundër Shteteve të Bashkuara.
Presidenti George Bush vizitoi gjatë ditës Nju Jorkun, Uashingtonin dhe Pensilvaninë, tre vise ku u bënë sulmet terroriste që morën jetën e mbi 3000 njerëzve. “11 shtatori nuk ishte fillimi i terrorit global, por ishte fillimi i përgjigjes së përqëndruar të botës. Historia do të përkujtojë ate ditë jo vetëm si ditë tragjedie, por si ditë vendimi kur bota e civilizuar u soll në kulm të hidhërimit dhe të aksionit. Dhe terroristët do të mbajnë mend 11 shtatorin si ditë e fillimit të numërimit të ditëve të tyre”, deklaroi presidenti George Bush.
XS
SM
MD
LG