Ndërlidhjet

BAGDAD


Zyrtarët irakianë e quajtën si “propagandë” fjalimin e presidentit amerikan në Kombet e Bashkuara, duke thënë se Shtetet e Bashkuara “nuk kanë prova” se Iraku posedon armë për zhdukje në masë.
“Ata nuk kanë fakte çfarëdoqofshin se ne kemi armë të tilla. Iraku nuk ka të tilla armë.Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundur të paraqesin qoftë edhe një fije prove”, ka thënë ministri i Jashtëm irakian, Naji Sabri.
Bagdadi është për pranimin e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara “në pajtim me agjendën e Kombeve të Bashkuara, e jo me agjendën e Shteteve të Bashkuara”, ka thënë ministri irakian.
XS
SM
MD
LG