Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kritikuan presidentin e Rusisë, Vladimir Putin sepse ka sugjeruar se ai mundë të ndërmerrte sulm ushtarak kundër kryengritësve çeçenë që thuhet se fshihen në territorin e Gjeorgjisë.
Parlamenti i Gjeorgjisë i ka bërë apel Kombeve të Bashkuara, NATO-s dhe Bashkimit Evropian që të parandalojnë, siç tha “agresionin” e mundëshëm rus.
Ndërkaq, OSBE-ja u ka bërë thirrje Rusisë dhe Gjeorgjisë që të parandalojnë shkallëzimin e tensionimeve lidhur me praninë e supozuar të separatistëve të armatosur çeçenë në territorin e Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG