Ndërlidhjet

NJU JORK


Presidenti i Shteteve të Bashkuara deklaroi sot se ai dyshon që presidenti irakian Saddam Hussein do të plotësojë kërkesat e Shteteve të Bashkuara për çarmatosje të paraqitura mbrëmë nga Bush në Kombet e Bashkuara.
“Thellësisht dyshojë se lideri irakian do të përmbushë kërkesat tona. Shpresoj, por dyshoj tepër. Shaku se dyshoj tepër qëndron aty se ai kishte 11 vite që të përmbushë kërkesat. Për 11 vite ai u ka thënë Kombeve të Bashkuara dhe Botës se nuk brengoset fare” deklaroi presidenti amerikan.
George Bush tha se shpreson që Kombet e Bashkuara do të ndërmarrin aksion kundër Irakut brenda ditësh apo javësh.
XS
SM
MD
LG