Ndërlidhjet

PRISHTINË


Policia e Kombeve të Bashkuara në Prishtinë ka bërë të ditur se, deri më tash, nuk ka asnjë dëshmi për të vërtetuar disa spekulime se vrasja e 2 shqiptarëve më 11 shtator, në malet e Moknës të komunës së Istogut , është e lidhur me siç thuhet aktivitete të kalimit kufitar. Zëdhënësi i policisë, Derek Chapell, ka thënë se dy viktimat kishin qenë pjestarë të një grupi më të madh njerëzish, të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas zotit Chapell, rajoni ku janë gjetur të vrarët shpeshherë shfrytëzohet për aktivitete kriminale të grupeve të armatosura e në këtë drejtim po zhvillohen dhe hetimet.
XS
SM
MD
LG