Ndërlidhjet

KARAÇI


Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani po marrin në pyetje Ramzi Binalshibh, i dyshuar, si një nga anëtarët kyç të grupit terrorist të Al Kaidës, të përfshirë në planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Binalshibh besohet se ka qenë anëtar i grupit të Mohamed Atas, organizatorit kryesor të sulmeve terroriste të 11 shtatorit, në Hamburg.
Sipas ministrit të brendshëm pakistanez, Moinuddin Haider, arrestimi ka ndodhur pas një beteje 3 orëshe në një apartament në Karaçi, vetëm pak ditë më parë, ku u vranë dhe 2 të dyshuar të tjerë si pjestarë të Al Kaidës.
Ky grup u zbulua nga agjentët amerikanë përmes një bisede të kryer me telefon satelitor.
XS
SM
MD
LG