Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Në Maqedoni zhvillohen zgjedhjet parlamentare në të cilat qytetarët do të vendosin se kush do të udhëheqë vendin gjatë katër viteve të ardhëshme.
Pretendentët kryesorë për parlamentin 120 vendesh janë koalicioni i formuar rreth partisë në pushtet,VMRO-DPMNE të kryeministrit Lupço Georgievski dhe Unionit Social Demokrat të ish kryeministrit Branko Cërvenkovski.
Partia e udhëhequr nga Arbër Xhaferri, PDSH-ja ballafaqohet me sfidën e Bashkimit për Integrim Demokratik, të udhëhequr nga Ali Ahmeti.
Presidenti Boris Trajkovski, me të hedhur të votës, deklaroi se këto zgjedhje do të përmbyllin kaptinën e tensionimeve ndëretnike dhe do të vënë vendin në kursin e integrimeve Euro-atlantike.
XS
SM
MD
LG